oseku phone+383049169353+383044383034
oseku locationLokacioni
Oseku WhatsApp
oseku logo

SHËRBIME PËR FUNERALE
DHE TRANSPORT MORTOR

QË NGA VITI 1924

TRE BREZA
OSEKU FUNERAL
QË NGA VITI 1924

Me profesionalizëm, korrektësi, dhe ndjeshmëri.

oseku-funeral heart

Bazuar në përvojën tonë të gjatë, shërbimet funerale i trajtojmë me ndjeshmëri, kujdes dhe përpikmëri, duke u ofruar familjeve lehtësitë e nevojshme, nderim dhe trajtim të dinjitet.

oseku-funeral flower

Shërbimet tona mbështetëse të pikëllimit ofrojnë ngushëllim dhe ndihmë për familjet gjatë funeralit.

oseku-funeral people

Me shërbimet e ofruara profesionale ne ju ndihmojmë të nderoni më të dashurin tuaj me dinjitet dhe nderime.

Historia jonë
Traditë që nga viti 1924

Themeltari – Gj­yshi (1924)

Familja Oseku ka nisur të ushtrojë zanatin e zdrukthëtarisë nga gjyshi im, Sakip Oseku, i lindur në Gjakovë më 1910. Që në moshë të re, ai filloi të merrej me zdrukthëtari dhe më pas veprimtarinë e vazhdoi në dyqanin e tij, në zemër të Çarshisë së Madhe, që nga gjysma e parë e viteve ’30 të shekullit të kaluar.

Trashëgimtari – Ibrahimi

Pas tij, trashëgimtari i brezit të dytë e çoi më tej këtë rrugëtim. Me përkushtim dhe korrektësi ai e bëri biznesin OSEKU një adresë të besueshme për familjet në kohët më të vështira.

Brezi i tretë - Kastrioti

Sot, tradita e familjes OSEKU vazhdon me Kastriotin, brezin e tretë, i cili përvojat e mëhershme të pararendësve i ka përshtatur dhe i ka modernizuar me pajisje moderne dhe metoda bashkëkohore, duke ua bërë më të lehta dhe më të shpejta shërbimet klientëve.

Na kontaktoni

Është e ditur se shërbimi funeral nuk ka orar, ditë qoftë apo natë, OSEKU FUNERAL 24/7 është gjithmonë i hapur për ju, për t'ju lehtësuar dhimbjen tuaj përmes kujdesit tonë të pandërprerë.

oseku phoneoseku whatsapposeku viberoseku facebookoseku instagram

Rr. Izet Hima, Nr.58, Çarshia e Vjetër,
Gjakovë / Kosovë